Ekipi kosovar përfundon garën në Kampionatin Evropian të shenjëtarisë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Tre shenjëtarët tanë, Nexhat Sahiti, Drilon Ibrahimi dhe Ndriçim Raci e kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të shenjëtarisë.

Për të tre shenjëtarët tonë ka përfunduar gara në Evropianin e shenjëtarisë, i cili po mbahet në Gyor të Hungarisë, dhe po ashtu është edhe kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024, raporton KosoavPress.

Paraqitjen më të mirë nga ekipi kosovar e kishte Nexhat Sahiti, i cili me pak fat kishte mundur të ishte në finale, në disiplinën 10 metra pistoletë. Pas serisë së pestë (parafundit), Sahiti ishte i 19-ti, dhe kur pritej të vazhdonte ngritjen, arrin rezultatin më të dobët të të gjitha serive, duke përfunduar në vendin e 51-të nga 85 garues.

Ndërkaq, në garat e disiplinës pushkë 10 metra, Ibrahimi dhe Raci u renditën në pozitat 79 dhe 80. Raci e përmirësoi rezultatin e tij nga Botërori i kaluar për 27 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024