Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Gangwon 2024
Lexohet për: 1 min.
2-Ekipi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy skitarë do të përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024.

Nga 19 janari deri më 1 shkurt të këtij viti Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj do të zhvillohen në qytetin e Gangwon të Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.

Skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën janë Lirika Deva dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh, ndërsa që të dy u kualifikuan me normë olimpike.

Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj, kurse shef i këtij misioni do të jetë Bujar Turjaka.

Në këto Lojëra Olimpike Dimërore për të rinj marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15 deri në 18 vjeç. Kosova është njëra nga 79 vendet pjesëmarrëse.

Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025