Pas dorëheqjes së Haxhi Avdylit, edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie.
Ai ka bërë të ditur se vendimi lidhet me mbështetjen që ai i ka dhënë publikisht presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani por edhe me disa rrethana të tjera që, sipas tij, janë krijuar në raport me udhëheqjen e partisë.
“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO, si anëtar i kryesisë qendrore dhe si koordinator i saj jashtë Kosovës”, ka shkruar Hajdaj në FaceBook.