E shkarkuan nga detyra, vjen reagimi i Ngadhnjim Kastratit
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ngadhnjim Kastrati ka reaguar pas shkarkimit të tij nga Bordi i RTK-së për shkak të siç thuhet shkeljeve të shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit si drejtor i përgjithshëm.

Në një postim në Facebook, Kastrati shkruan se njoftimin për shkarkimin e tij e ka marrë në kohën kur ai ndodhet në izolim shtëpiak për shkak të koronavirusit dhe se më herët nuk ka pasur njoftim për procedura të shkarkimit.

“Para disa ditësh, ky Bord, pavarësisht se kam qenë i sëmurë dhe në izolim, më ka kërkuar që t'ua dërgoj projeksionin buxhetor ku përfshihen edhe vendet e punës dhe ua kam dërguar të detajuara të gjitha dhe nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Gjitha projeksionet buxhetore e programore ua kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për më shumë se 2 milionë euro”, shkruan Kastrati.

Sipas tij, që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të Qeverisë Kurti, ai është ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t'i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës së tij në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022.

“Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë person nga puna. Arsyeja është e thjeshtë: Ata punojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre, e që është mjaft e vështirë ne këtë situatë të rëndë ekonomike”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë:

Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës.

Njoftimin për shkarkim e morra në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me COVID. Përveç tjerash, unë as nuk jam njoftuar për ndonjë procedurë të shkarkimit dhe as nuk ka pasur në rend të ditës pikë për shkarkimin tim.

Që nga muaji prill i vitit 2019 kur jam zgjedhur në këtë pozitë, me krenari mburrem që e kam udhëhequr Mediumin Publik, duke ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë publike.

Për këtë periudhë kam arritur që të paguaj mbi 4 milionë euro borxhe.

Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t'i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022.

Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë person nga puna. Arsyeja është e thjeshtë: Ata punojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre, e që është mjaft e vështirë ne këtë situatë të rëndë ekonomike.

Para disa ditësh, ky Bord, pavarësisht se kam qenë i sëmurë dhe në izolim, më ka kërkuar që t'ua dërgoj projeksionin buxhetor ku përfshihen edhe vendet e punës dhe ua kam dërguar të detajuara të gjitha dhe nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Gjitha projeksionet buxhetore e programore ua kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për më shumë se 2 milionë euro.

Mbetshi mirë me shëndet!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024