Senatorët amerikanë, Joni Ernst dhe Gary Peters i kanë dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Të dy senatorët kanë thënë përmes kësaj letre se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon”.“Në letrën e tyre, senatorët i kërkojnë sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht -- qoftë përmes raporteve të vetë Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 -- për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, ka shkruar Bislimi teksa ka publikuar letrën.
“Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. ‘Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres’, thuhet në letër”, ka thënë Bislimi në Facebook.