Dy përballje vendimtare sot në Superligën e Kosovës në basketboll
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy përballje vendimtare sot në Superligën e Kosovës në basketboll
basketboll foto
14/03/2026 - 12:16
Linku u kopjua

Kampionati i Superligës së Kosovës në basketboll, po hyn në fazën finale, ku rëndësi vendimtare, ka çdo ndeshje. Gjatë kësaj fundjave zhvillohet xhiroja e 24-të, dhe sot më 14 mars 2026, janë në program dy përballje shumë interesante.

Vëllaznimi e pret Golden Eagle Ylli, në palestrën “Shahi Nushi”, në Gjakovë, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00. Vëllaznimi ka tetë fitore dhe 15 humbje, ndërsa Ylli 10 fitore dhe 13 humbje. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë konkurruese dhe vendimtare për pozicionet e mesme të tabelës.

Sigal Prishtina luan si vendas kundër Rahovecit, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në kryeqytet. Prishtina vjen me nëntë fitore dhe 14 humbje, ndërsa Rahoveci me shtatë fitore dhe 16 humbje. Të dy ekipet synojnë fitore për të ruajtur shanset e tyre për të përfunduar sezonin me rezultat të mire, ndeshja luhet nga ora 20:00.

Këto ndeshje premtojnë spektakël dhe tension në fushë, teksa secila pikë mund të bëjë diferencën në luftën për objektivat e sezonit.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026