Dua Lipa paralajmëron program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi, për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa përmes një postimi në Facebook.

“Unë shkova në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Lipa.

Dua Lipa ka ardhur në Kosovë me rastin e edicionit të tretë me radhë të Festivalit Sunny Hill, i cili ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh dhe gjatë tri netëve të festivalit kanë qenë të pranishëm të rinj nga 60 shtete.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024