Këngëtari me famë botërore Drake ka publikuar videoklipin e këngës më të re, të shkëputur nga albumi “For All The Dogs”, në të cilën përmend Prishtinën.
Kënga “Polar Opposites” eksploron temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana. Ndërsa në vargje flitet edhe për propagandë, tensione edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Po ashtu, interesante është fakti se motivet e përdorura nga reperi amerikan në klipin e këngës, janë pikërisht xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë në shpinë. Ndërsa klipi publikohet në një moment tepër të veçantë për shqiptarët; Dita e Çlirimit të Shqipërisë.
Referenca për Prishtinën mund të tregojë dallime kulturore ose mosnjohje se si bëhen gjërat në atë vend, duke kontribuar më tej në tension.
“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi kanadez.
Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi i këngëtarit për të përmendur Prishtinën në këngën e tij, por mund të jetë influencuar edhe nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, me të cilën ruan një miqësi prej kohësh. /tch