Dortmundi më i rrezikshëm se Reali, pjesa e parë mbyllet pa gola
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley” të Londrës, Dortmundi dhe Reali shkojnë në pushim pa e gjetur golin, raporton KosovaPress.

Dortmundi deri tani është shfaqur më i rrezikshëm, duke regjistruar plot tetë goditje drejt portës, krahas vetëm dy të Realit.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024