Boksierja Donjeta Sadiku sot duke filluar nga ora 14:00, do të përballet me boksieren nga Brazili, Santos Rebeca De Lima, në një duel që pritet të jetë shumë i fortë dhe vendimtar për medaljen e artë.
Donjeta Sadiku ka arritur të sigurojë finalen e turneut ndërkombëtar të boksit Strandja, që po mbahet në Sofje, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer dhe statusin si një nga boksieret më të suksesshme të Kosova.
Gjatë rrugëtimit drejt finales, Sadiku tregoi superioritet të plotë edhe në dy meçet paraprake, duke fituar me rezultat bindshëm 5-0 ndaj çekes Barbora Maxova dhe ukrainases Veronika Korets, pa lënë dyshime për dominimin e saj në këtë kategori.
Turneu “Strandja”, i cili konsiderohet si më i vjetri dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator evropian, mbledh çdo vit boksierët më të mirë nga e gjithë bota. Një fitore e mundshme sot do ta bënte Sadikun kampione për të dytin vit radhazi dhe do të përforconte edhe më shumë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare të boksit.
KosovaPress