Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës është mbajtur një akademi solemne, ku u kujtua jeta dhe vepra e saj. Atu u përurua në gjuhen angleze edhe libri i Don Lush Gjergjit me titull “Unë kam në zemër popullin shqiptar”, libër ky ku mund të gjeni gjashtë intervista të saja, të cilat janë realizuar nga Gjergji, por edhe fotografi e dokumente në gjuhen shqipe që tregojnë shumë për jetën e saj për ne.
Akademia solemne u organizua nga Ipeshkvia e Kosovës, ku edhe zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e vdekjes së saj.
Sipas tij, janë 25 vite kur Nën Tereza ka kaluar në amshim por janë po kaq vite kur ata më intensivisht janë me të.
“Por janë 25 vite kur ne më intensivisht jemi me të sepse dëshirojmë t’i ngjajmë asaj, dëshirojmë t’i ngjajmë asaj në thjeshtësi, dashuri, sakrificë, në angazhim të përditshëm dhe të palodhshëm, në punë të vogla por me dashuri të madhe.....Nën Tereza në çdo njeri të uritur në këtë botë e ka parë Krishtin e uritur, në çdo njeri që ka pas etje e ka parë Krishtin e etur në kryq, prandaj edhe e ka zgjedhur si moto të saj “Kam etje”, e në të vërtet nëse ecim dhe duam t’i ngjajmë Nënë Terezës, prandaj dua t’ua them se ne kemi etje për dashuri si popull, si vend, kemi etje në dashuri e cila është zhdukur disi për njëri-tjetrin, kemi etje për dashuri në familjet tona, kemi etje për dashuri për vendin tonë, prandaj iu ftojë të gjithë juve që të shuajmë këtë etje dhe të mbushemi me dashuri“, tha Gjergji.
Ai tha se Don Lush Gjergji është biografi më i mirë shqiptarë për Nënë Terezën.
“Kombi ynë dha të paktën një shenjëtore në historinë e vet dhe Nënën Terezë të vetmen në shekullin 20. Nënë Tereza qëndron në mes këtyre njerëzish të përzgjedhur. Kjo është shënjteri që i shton virtyt kombit tonë dhe e ngre krenarinë e tij mbi kombe të tjera....libri vë në spikam kontaktet e Nënës Terezë me shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe me shqiptarët në Amerikë. Fokusimi është sidomos te pesë vizitat në Kosovë më 1970, 1978, 1980 dhe 1982, ku Nënë Tereza vizitojë disa qendra në Kosovë por edhe në Shkup.... lexuesi do të mund të preket nga një ndjenjë e thellë humanizmi në të gjitha këto takimet dhe s’ka se si të jetë ndryshe, Nën Tereza ishte një rreze shprese për njerëzit e varfër dhe të pafuqishëm gjithandej botës“, tha ai.
“Për mua Nënë Tereze është burimore, shumë e rrallë, mjaft e dalluar një lloj ungjilli sipas Nën Terezës ose siç e quajtën në Amerikë, ungjilli i pestë, sepse ajo jo vetëm që besoj por edhe jetësoi dhe dëshmoi. Në këtë libër i gjeni shtatë intervista ekskluzive, gjashtë i kam bërë unë dhe një kushëriri i saj i afërt, pesë vizitat e saj në Kosovë dhe Maqedoni, fjala e rastit e Nënë Tereze nga katedra e paqes me 10 dhjetor 1979, mbi të gjitha përshtypjet, përjetimet dhe përvojat e mija që i quajta me një emërtim Nëna Ime Tereza.....tani nëpërmes këtij libri, nëpërmjet fotografive ekskluzive, nëpërmjet teksteve e dorëshkrimeve, janë dorëshkrime të saja në gjuhën shqipe, të cilat dëshmojnë shumë për praninë dhe për jetën e saj ndër ne dhe për ne”, tha ai.
Ai shtoi se Nënë Terezën po ua kthen kishës dhe popullit shqiptar, derisa tha se pak para këtij takimi, u njoftua se ky libër është botuar sot edhe në gjuhën gjermane.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.