“Do të luajmë me vetëbesim, Hungaria shumë e fortë”, Foda flet para miqësores së nesërme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për mediat para miqësores së nesërme kundër Hungarisë. Pas fitores ndaj Armenisë, “Dardanët” i pret nesër një tjetër miqësore, të cilën Foda po e sheh si të vështirë.

Foda tha se kundër Armenisë futbollistët tanë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, por që nesër do të jetë e vështirë kundër Hungarisë, raporton KosovaPress.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Armeninë. Kemi një skuadër që ka kualitet të mirë teknik dhe lojtarët janë shumë të mirë në tranzicion, megjithatë do të jetë e vështirë të luajmë ndaj një skuadre të fortë si Hungaria që ka shumë kualitet”, tha Foda.

Po ashtu, trajneri gjerman tha se Kosova duhet të zhvillojë më shumë ndeshje të këtij lloji me kundërshtarë të nivelit të Kampionatit Evropian, pasi që ky i fundit është synimi i “Dardanëve”.

“Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është e kualifikuar në Kampionatin Evropian, sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me vetëbesim”, tha Foda.

Nesër me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Puskas Arena” do të jetë nikoqir i miqësore mes Hungarisë dhe Kombëtares së Kosovës, miqësorja kjo e dytë e “Dardanëve” nën urdhrat e trajnerit Franco Foda.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024