“Djajtë e kuq” dominues ndaj West Ham-it
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Manchester United shënuan sonte fitore bindëse 3:0 ndaj West Ham United në “Old Trafford”, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Premier Ligës angleze.

Golin e parë e shënoi Hojlund (23), ndërsa Garnacho (49, 84) shënoi dy herë në vazhdim, kështu që tifozët e “djajve të kuq” më në fund mund të shikonin fundin e ndeshjes pa stres.

Me këtë fitore, United e kaloi West Ham në renditje, tani i gjashti me 38 pikë, dy më shumë se rivalët e tyre në vendin e shtatë.

Liverpool është në krye me 51 pikë, dy më shumë se Arsenal në vendin e dytë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024