Dita kur Italia kishte pushtuar Vlorën
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Franca dhe Rusia protestojnë pranë Italisë më 28 dhjetor 1914, pasi trupat e saj kishin pushtuar Vlorën dhe flota italiane kontrollonte portin.

Italia u justifikua se ushtria kishte hyrë në Vlorë me kërkesën e Esat Pashë Toptanit, ndërsa Shqipëria po përfshihej nga anarkia.

Pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore, në tetor 1914, Italia nisi planin e pushtimit të Shqipërisë, duke filluar me dërgimin e “misionit sanitar” në Vlorë, gjoja për të nihmuar muhaxhirët (refugjatët e vajtur aty, pas pushtimit grek të jugut).

Në fakt, ky komision përbëhej nga oficerë e agjentë italianë, si pararojë për t’u njohur me gjendjen e zonës dhe për të përgatitur terrenin për pushtim. Kështu pohon gjatë një interviste, ish-diplomati Hasan Luçi.

Duke argumentuar më tej sesi forcat e këtij misioni në dukje bamirës, së bashku me tradhtarët shqiptarë, filluan punën dhe organizuan komplotin e datës 29 dhjetor 1914, kur në Vlorë zbarkoi ushtri e shumtë italiane, gjoja për ta mbrojtur nga rreziku grek, pasi ajo s’kishte siguri për mbrojtje

Historianët thonë se Italia kishte vepruar për t’i treguar Austrisë se nëse Vjena nuk ndalte sulmin ndaj Serbisë, Roma si kundër-përgjigje do të vazhdonte përparimin në territorin shqiptar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024