Me aktivitete të ndryshme e atmosferë të ngrohtë është duke u shënuar Dita e Evropës në kryeqytet. Në sheshin "Zahir Pajaziti", ku është bërë edhe hapja e aktivitetit "Përjeto Evropën 2024" është theksuar rëndësia e kësaj dite për gjithë kontinentin Evropian.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë bërë edhe hapjen zyrtare të festimeve, që do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, e po ashtu edhe në mbrëmje.
"Kjo ditë ka rëndësi të madhe për kontinentin evropian, Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të tij. Ajo mbart një mesazh solidariteti dhe harmonie, uniteti, duke simbolizuar misionin e BE-së për paqe dhe prosperitet në kontinentin tonë. Kjo ditë është e rëndësishme edhe për mua këtë vit, pasi jam në vitin e fundit te mandatit dhe do të largohem nga Kosova gjatë vërës. Tema e sotme, "Përjeto Evropën", një vazhdim i fushatës sonë, eksploroni Evropën për liberalizmin. Në të vërtetë liberalizimi i vizave është një momentet më të ndritura në marrëdhëniet BE-Kosovë, unë shpresoj se do të vinë më shumë. Nëse nuk keni pasur ende mundësi të udhëtoni në ndonjë shtet anëtar të BE-së, ne kemi siguruar që ju mund të ndjeni, shijoni, shihni dhe dëgjoni Evropën pikërisht këtu, një vështrim në këto stane të bukura", tha ai.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se janë duke punuar që sa më shpejtë edhe Kosova ta përqafojë të njëjtën frymë me vendet tjera anëtare të BE-së.
Më shënimin e Ditës së Evropës, nxënësit e klasave të pesta nga 12 shkolla fillore prej të gjitha rajonet e Kosovës, kanë punuar vepra artistike mbi vlerat e BE-së, duke përcjellë përmes tyre vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës. Këta nxënës përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, është shprehur se kreativiteti i nxënësve të klasave së 5-ta i ka shtuar ngjyrë festës së Ditës së Evropës.
Gjithashtu, ai ka thënë se BE-ja është rezultuar që të ndërtoj lidhje të forta në rininë e Kosovës.
Szunyog, ka shtuar se slogani i BE-së “të bashkuar në diversitet” me të vërtetë jehon thellë gjithandej, edhe në Kosovë.
Dita e Evropës u shënua edhe në veri të Mitrovicës, ku u hap ekspozita e artit të fëmijëve në nder të kësaj dite.
Ekspozita nëpërmjet vizatimeve të nxënësve të shkollave të ndryshme të vendit, prezantoi motive për Ditën e Evropës.
Në fjalën e saj, Jacobs tha se BE-ja është e përkushtuar të ndërtojë lidhje të forta me rininë kosovare, pasi sipas saj, forca e gjithëpërfshirja e dialogu janë shtylla themelore të BE-së.
“Puna artistike e ekspozuar sot këtu, që përshkruan ditën e BE-së dhe Evropës erdhi edhe me vizitat në shkolla të ndryshme anembanë Kosovës. Pra, nga Prishtina në Janjevë, Mitrovicë Jugore dhe u realizua angazhimi i të rinjve të komuniteteve të ndryshme. Së dyti, një ekspozitë e tillë u hap sot edhe në Prishtinë. Kreativiteti i artistëve sigurisht i ka dhënë ngjyra festimeve të Ditës së Evropës sot. Prandaj faleminderit shumë artistëve që kanë kontribuar. BE-ja është e përkushtuar të ndërtojë lidhje të forta me rininë e Kosovës pasi gjithëpërfshirja dhe dialogu janë vlera themelore të BE-së. Forca jonë qëndron në diversitetin tonë të kulturave, traditave dhe gjuhëve”, tha Jacobs.
Agjenda e aktiviteteve do të vazhdojë edhe në mbrëmje, ku nga ora 20:00 do të bëhet hapja e koncertit Chopin Piano Fest në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare. Festa do të vazhdojë në ora 21:30 me performancën muzikore nga Ledri Vula në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Po ashtu në ora 20:00 do të ketë përformancë muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong- MRS Klub, Mitrovicë e Veriut.