Në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve të UBT International Smart Schools, gjenerata 2026, duke shënuar përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike për nxënësit dhe kurorëzimin e viteve të angazhimit, përkushtimit dhe sukseseve të tyre në arsim.
Ceremonia bëri bashkë nxënës, prindër, mësimdhënës, përfaqësues institucionalë dhe mysafirë të shumtë, të cilët festuan së bashku arritjet e gjeneratës së tretë të UBT International Smart Schools.
“Sot nuk po merrni vetëm një diplomë në dorë, por po kurorëzoni një rrugëtim që ju ka ndihmuar të zbuloni potencialin tuaj dhe të ndërtoni themelet e së ardhmes suaj të ndritur”, tha Hajrizi.
Rektori nënvizoi gjithashtu se koncepti i Smart City dhe Smart School ka krijuar një ekosistem modern të dijes, i njohur tashmë në nivel ndërkombëtar si model i së ardhmes në arsim. “Shkolla Smart për Smart Generation ka krijuar një ekosistem modern të dijes, i cili sot njihet si një prej modeleve më të mira në botë, duke ndërthurur teknologjinë, inteligjencën artificiale, kërkimin shkencor dhe përgatitjen praktike të të rinjve”, deklaroi Hajrizi.
Ai shtoi se, pavarësisht se bëhet fjalë për një institucion relativisht të ri, rezultatet e arritura janë të dukshme. Sipas tij, UBT International Smart Schools ka shënuar suksese të rëndësishme edhe në projekte evropiane dhe ndërkombëtare, duke u vlerësuar në kuadër të Regional Challenge Fund si shkolla më e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sipas kritereve evropiane.
“Shkolla nuk ju ka dhënë vetëm dije. Këtu keni krijuar miqësi, keni mësuar të besoni në veten tuaj, të ngriheni pas vështirësive dhe të ecni përpara me guxim”, tha Agushi.
“Mos harroni kurrë se e ardhmja ndërtohet me ëndrra, por realizohet me punë, përkushtim dhe integritet. Ecni përpara me besim, ruani vlerat njerëzore dhe mos kini frikë të synoni lart”, u shpreh Agushi.
Në kuadër të ceremonisë, maturantëve iu ndanë diplomat, certifikatat dhe mirënjohjet për suksesin dhe përkushtimin e treguar gjatë viteve të shkollimit në UBT International Smart Schools.







