Dion Krasniqi, talenti kosovar që luan në Gjermani dhe synon Kombëtaren e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çdo ditë e më shumë talentët e rinj të futbollit kosovarë po dalin në skenë nëpër vende të ndryshme evropiane me synimin e tyre për të shkëlqyer nëpër skuadrat më të mëdha evropiane.

Njëri ndër ta është edhe Dion Krasniqi, talenti i lindur në vitin 2008 dhe që tashmë është pjesë e skuadrës gjermane TSV Trochtelfingen, aty ku luan si mbrojtës i krahut, por edhe si mbrojtës qendror, raporton KosovaPress.

Dioni, i cili është nga komuna e Lipjanit është tashmë pjesë e Kombëtares së Kosovës tek grupmoshat U17 dhe synon që një ditë të jetë pjesë e “Dardanëve” me ekipin e seniorëve.

Talenti i 15 vjeçarit vërehet në disa nga video amatore të paraqitjeve të tij me skuadrën gjermane me të cilin është shpallur kampion në ligën përkatëse.

Disa nga videot dhe fotot e Krasniqit mund t’i shihni më poshtë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024