Kontrata e Massimiliano Allegrit me Juventusin skadon më 30 qershor të vitit 2025, dy javë para fillimit të Kupës së Botës për klube, kështu që janë tre skenarë të mundshëm për “Zonjën e Vjetër” dhe trajnerin e saj, bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”.
Juventusi është kualifikuar në Kupën e Botës FIFA 2025 për klube falë pikëve të fituara nga edicionet e mëparshme të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.
Thuhet se Juventusi nuk do të takohet me Allegrin për të diskutuar një zgjatje të kontratës derisa të siguroj kualifikimin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, por tre skenarë të mundshëm dalin përpara takimit të tyre.
Njëri do të shihte Allegrin të largohej, i dyti do ta shihte Allegrin të vazhdonte në klub, por me një pagë më të ulët, dhe i treti do të shihte Juventusin dhe trajnerin të qëndronin së bashku deri në fund të marrëveshjes së tyre aktuale.