Dibrani: Për tri vjet kemi parandaluar 130 raste të kontrabandës në burgje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në tri vitet e fundit janë shënuar 130 raste të parandalimit të kontrabandës në burgjet e Kosovës. Në disa raste kanë qenë të përfshirë edhe stafi korrektues, të cilët nuk janë më pjesë e këtyre institucioneve. Kështu deklaroi drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani i cili foli edhe për projektet përmes së cilave synohet ngritja e kapaciteteve brenda burgjeve.

Në konferencën me donatorët, ai tha se këtë vit është shumëfishuar buxheti për investime kapitale. Shërbimi Korrektues i Kosovës, shton Dibrani, ka filluar projektimin dhe ndërtimin e institucioneve të reja. Sipas tij, procesi i ndërtimit të këtyre burgjeve po bëhet në bashkëpunim me partnerët strategjik dhe shoqërinë civile.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se po punojnë në avancimin e kushteve brenda qendrave korrektuese. Më tej, ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport foli për rëndësinë e trajnimeve për stafin korrektues. Edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano theksoi rëndësinë e institucioneve korrektuese për rehabilitimin e personave që vuajnë dënimin. Ndërkaq, përfaqësuesja ambasadës amerikane, Tamra Greig përmendi mbështetjen që kanë dhënë për siguri në burgje e gjykata.

Pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësimin për dy rastet e vrasjeve të grave në Ferizaj dhe Pejë.

Aktualisht, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka 11 institucione korrektuese, prej tyre janë qendra korrektuese të tipit të hapur, dy të tipit gjysmë të hapur, gjashtë të paraburgimit dhe një institucion i sigurisë së lartë. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024