Dialogu, Stano: Nuk ka asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një konferencë për media në Bruksel ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë në dialogun Kosovë - Serbi.

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq është mbajtur më 14 shtator 2023, dhe rezultoi pa ndonjë përparim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024