Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3%
produktet
12/01/2026 - 21:11
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin dhjetor 2025, ku theksohet se është më i lartë në një mesatare prej 5,3 % në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor ishte 0,7 % në muajin dhjetor 2025.

“Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9 %. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9 % krahasuar me vitin 2024. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (15,2 %); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (11,6 %); pemë (11,5 %); energji elektrike (11,4 %); mish (11,0 %); pushime të organizuara (10,3 %); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9,2 %); vajra dhe yndyra (8,4 %); qumësht, djathë dhe vezë (7,2 %); shërbime hoteliere (7,0 %); shërbime ambulantore (6,3 %); perime (5,9 %); pije alkoolike (5,3 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,2 %); gazeta, libra dhe materiale për zyra (5,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (4,8 %); pajisje terapeutike (4,7 %); kujdes personal (4,6 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,0 %); duhan (3,9 %); bukë dhe drithëra (3,8 %); prodhime ushqimore (3,6 %); shërbime financiare (3,4 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,2 %); këpucë (3,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,0 %); veshje (2,6 %); gjëra personale (2,6 %); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,8 %); bileta të transportit rrugor (1,8 %); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,5 %); dhe ndryshime të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të disa nëngrupe me një ndikim të vogël në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -4,6 % me një ndikim prej -0,3 për qind në IHÇK.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3 %  në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (19,0 %); energji elektrike (18,3 %); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18,1 %); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (14,7 %); mish (14,4 %); pushime të organizuara  (13,5 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13,1 %); kafe, çaj dhe kakao  (11,9 %); qumësht, djathë dhe vezë (9,8 %); shërbime ambulantore (8,9 %); shërbime hoteliere (8,8 %); duhan  (6,6 %); kujdes personal (5,6 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,4 %); pije alkoolike (5,4 %); bukë dhe drithëra (5,3 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (5,1 %); prodhime ushqimore (4,9 %); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,8 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4,5 %); gjëra personale (4,1 %); arsim (3,8 %); veshje (3,7 %); bileta të transportit rrugor (3,7 %); perime (3,6 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,0 %); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2,9 %); dhe mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2,5 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,4 për qind në IHÇK:, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,7 %.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (8,7 %); bileta të fluturimeve (8,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,0 %); perime (2,9 %); bileta të transportit rrugor (2,2 %); veshje (1,2 %); mish (1,1 %); qumësht, djathë dhe vezë (0,7 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (0,5 %); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (0,4 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,3 %.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026