Derbi iberik ndez Botërorin, Portugalia dhe Spanja përballen për një vend në çerekfinale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi iberik ndez Botërorin, Portugalia dhe Spanja përballen për një vend në çerekfinale
Boteroriiii 2026
06/07/2026 - 08:23
Linku u kopjua

Botërori 2026 vazhdon sot me dy ndeshje të fazës së 1/8 së finales, ku vëmendja kryesore do të jetë te derbi iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, ndërsa në mëngjesin e së martës do të përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika.

Sfida mes Portugalisë dhe Spanjës pritet të jetë një nga përballjet më spektakolare të këtij edicioni të Kupës së Botës. Dy kombëtare me traditë, plot yje dhe rivalitet të madh do të luftojnë për një vend në çerekfinale. Portugalia vjen në këtë duel pasi eliminoi Kroacinë me rezultat 2:1, ndërsa Spanja kaloi bindshëm Austrinë me rezultat 3:0, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në turne.

Përballja do të sjellë në fushë emra si Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes, Bernardo Silva e Vitinha në njërën anë, ndërsa Spanja mbështetet te brezi i ri i udhëhequr nga Lamine Yamal, Nico Williams, Pedri dhe Gavi. Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku do të ndeshet me fituesin e sfidës mes SHBA-së dhe Belgjikës.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin historik në Botëror përballë Belgjikës, e cila konsiderohet një nga skuadrat më cilësore të Evropës. Amerikanët eliminuan Bosnjë e Hercegovinën në fazën e kaluar, ndërsa belgët siguruan kualifikimin pas një fitoreje dramatike ndaj Senegalit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026