Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Bundestagut Knut Abraham ka thënë se Komiteti i Ministrave duhet ta pranojë Kosovën në Këshillin e Evropës në kohën e paralajmërimeve për bllokim të votimit nga disa vende evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Abraham në një postim në rrjetin social X ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje për Kosovën. Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet ose të injorohet vlerësimi i detajuar i deritanishëm nga raportuesit, komisionet dhe Asambleja Parlamentare.

“Në prill, PACE konkludoi me një shumicë të madhe se Kosova përmbushi të gjitha standardet dhe vlerat për t'u bërë anëtare. A do të ketë rëndësi kjo? Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: Veproni në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke pranuar Kosovën këtë maj ose, injoroni vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tre raportuesve, tre komisioneve dhe AP i KiE-së... duke mos marrë asnjë vendim... Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar deputeti gjerman.

Ndryshe, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka paralajmëruar dje  se disa shtete evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shtuar se një bllokim i tillë vjen pas fushatës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. “Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit të Francës Emmanuel Macron, që të mos lejojë votimin dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, tha Knaus. Asambleja Parlamentare më 16 prill rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në KiE. Çështja do të vendoset përfundimisht nga ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës në mesin e muajit maj.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
513
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024