Deputetët nisin seancën duke nderuar viktimat e Ukrainës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare me një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë, në një vjetorin e agresionit të paprovokuar rus.

Në hapje të seancë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm krah popullit të Ukrainës.

“Me mijëra veta janë vrarë nga makineria policore dhe ushtarake ruse, unë propozoj që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, meqë jemi në një vjetorin e luftës së Ukrainës të agresionit të paprovokuar rus, t’i nderojmë të gjitha viktimat e luftës që e humbën jetën nga ky agresion i Rusisë... U kujtofshin gjithmonë ata që e dhanë jetën për lirinë e Ukrainës, Kosova qëndron fuqishëm krah popullit të Ukrainës, nuk kam kurrfarë dyshimi që populli i Ukrainës do ta fitojë këtë luftë të drejtë”, ka thënë Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024