Deputetet e dënojnë gjuhën e Haki Abazit ndaj Mimoza Kusari - Lilës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari.

Në reagim mes tjerash thuhet se ne si grup i deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t'i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë.

“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t'i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024