Dallaveret me vota, Prokuroria e Pejës sot fillon intervistimin e komisionerëve të dyshuar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dallaveret me vota, Prokuroria e Pejës sot fillon intervistimin e komisionerëve të dyshuar
Votaa03
04/02/2026 - 09:06
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se sot (e mërkurë) ka filluar procesi i intervistimit të komisionerëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Po ashtu, nga Prokuroria është theksuar se opinioni publik do të informohet me kohë për të gjitha zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë proces hetimor.

Hetime lidhur me dyshimet për manipulim me vota ka pasur edhe në Prizren, Podujevë, Malishevë, Gjilan dhe Obiliq.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026