Holanda me një popullsi prej 17 milionë banorë ka 23 milionë biçikleta, mesatarisht 1,3 biçikleta për person në mbarë botën dhe për këtë njihet si “vendi i biçikletave”.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar (OKB) për të inkurajuar përdorimin biçikletave, mjetet e transportit miqësor me mjedisin dhe të shëndetshme, në vitin 2018 e shpalli 3 Qershorin si Dita Botërore e Biçikletës.Sipas të dhënave të njoftuara nga Unioni i Çiklistëve të Holandës, vendi posedon 2,3 për qind të 1 miliard biçikletave që gjenden në mbarë botën ndërsa kjo korrespondon mesatarisht me 1,3 biçikletë për person.
Holandën e ndjek Danimarka me 0,8 për qind, Japonia me 0,6 për qind, Belgjika me 0,5 për qind, Kina me 0,4 për qind dhe SHBA-ja me 0,3 për qind.
Biçikleta, një pjesë e ditës së përditshme në Holandë, përdoret nga të gjithë duke filluar nga 7 deri në 70-vjeç.
Holanda me popullsi prej 17 milionë banorësh përbën 0,2 për qind të popullsisë në botë ndërsa vendi numëron 23 milionë biçikleta
Në Holandë ku biçikleta është një mënyrë jetese, çdo vit shiten rreth 1 milion biçikleta të reja. Gjysma e këtyre përbëhet nga biçikletat me asistencë elektrike, e cila falë baterisë në të, siguron energji shtesë për përdoruesin kur pedalon.
Pjesa dërrmuese e popullatës, e cila njihet me biçikletën që në moshë fëmijërie, përdor biçikletë të dorës së dytë.
Në Holandë ku ka 37 mijë kilometra shtigje biçikletash që i afrohen gjerësisë së perimetrit të botës, me biçikletë udhëtohet mesatarisht 888 kilometra për person në vit dhe afërsisht 15 miliardë kilometra në vit në të gjithë vendin.
Biçikleta, e cila preferohet sepse është e dobishme për shëndetin dhe parandalon ngecjen në trafik, veçanërisht në qytetet e mëdha, është mjet transporti i përdorur gjerësisht për shkak se është më ekonomike.
Hapësirat përreth stacioneve të trenit përdoren si vende parkimi për biçikleta ndërsa në Utrech i cili njihet si qendra e të gjithë stacioneve ndodhet parku më i madh në botë me kapacitet prej 12.500 biçikletash.
Gratë preferojnë 80 për qind më shumë biçikletën sesa meshkujt. Gratë biçikletën e përdorin 180 milionë herë në vit ndërsa meshkujt 100 milionë herë.
– Spanjë
Spanjollët janë në nivelin mesatar në aspektin e përdorimit të biçikletave në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian.
Shtatë për qind e spanjollëve biçikletën e përdorin çdo ditë ndërsa 48 për qind të popullsisë e cilëson veten si përdorues i biçikletës.
Qeveria synon rritjen e përdorimit të përditshëm të biçikletës në mbarë vendin në 10 për qind deri në vitin 2030.
– Zvicër
Pas pandemisë së COVID-19 shitja e biçikletave dhe skuterëve elektronikë është rritur në Zvicër ndërsa 69 prej 100 personave kanë të paktën një biçikletë.
Derisa ka 9 rrugë kombëtare dhe 54 rajonale për biçikleta në vend, qeveritë vendore po rrisin numrin e korsive të biçikletave për të reduktuar bllokimin e trafikut dhe për të promovuar transportin miqësor ndaj mjedisit.
– Gjermani
Vitin e kaluar në vend u prodhuan 2,3 milionë biçikleta. Qyteti Münster në Gjermani njihet si qyteti i biçikletave.
Gjermania, 20 për qind të nevojës së biçikletave i importon nga Kamboxhia.
Në veçanti, shteti i Berlinit po rrit numrin e rrugëve për biçikleta për të promovuar transportin miqësor ndaj mjedisit.