Chelsea humb durimin me Lukakun
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea po humb durimin me Romelu Lukakun, i cili nuk është i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite dhe vazhdon të presë për një klub të ri evropian.

“Gazeta dello sport” pretendon se Al-Hilal e ka rritur ofertën e tyre për 30-vjeçarin në 50 milionë euro në sezon. Skuadra Saudite ka propozuar të njëjtën ofertë për Chelsean, më e lartë se oferta prej 40 milionë euro e Juventusit .

Chelsea po humbet durimin me ish -sulmuesin e Interit dhe po e shtyn agjentin e tij që të marrë një vendim për të ardhmen e Lukakut, përcjellë KosovaPress.

Belgu refuzoi t'i përgjigjej thirrjeve të Interit javën e kaluar dhe në vend të kësaj hapi bisedimet me Juventusin. Prandaj, “Nerazzurrët” janë tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij dhe po synojnë emra si Alvaro Morata dhe Folarin Balogun.

Lukaku aktualisht po stërvitet në Cobham dhe nuk i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Chelseat në SHBA për turneun e tyre para-sezonal.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024