Çfarë po ndodh me Coutinhon?
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çfarë po ndodh me Coutinhon?
Coutinho
23/02/2026 - 08:41
Linku u kopjua

Futbollisti brazilian Philippe Coutinho nuk është më pjesë e Vasco da Gama. Palët kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me konsensus të dyanshëm, duke i dhënë fund rikthimit të mesfushorit kreativ te klubi i fëmijërisë së tij.

Sipas mediave braziliane, vendimi lidhet me gjendjen mendore të lojtarit dhe presionin e madh nga ambienti, si dhe mungesën e vazhdimësisë në paraqitje. Coutinho ka vendosur të bëjë një pauzë reflektimi përpara se të marrë një vendim për hapin e radhës në karrierë.

33-vjeçari ishte rikthyer te Vasco pas një karriere të pasur në Europë, ku ka luajtur për klube të njohura si Liverpool, Barcelona, Bayern Munich dhe Aston Villa, por rikthimi në Brazil nuk shkoi sipas pritshmërive.

Aktualisht, Philippe Coutinho është lojtar i lirë, ndërsa interesim për të është raportuar nga disa klube jashtë Europës, përfshirë edhe Major League Soccer në SHBA. Vendimi final për të ardhmen pritet në javët në vijim.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026