Çfarë dihet për variantin e ri të Covid XBB.1.5
Lexohet për: 2 min.
varianti covid
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është një degë tjetër e variantit dominues globalisht Omicron Covid . Omicron ka tejkaluar variantet e mëparshme Alpha, Beta, Gamma dhe Delta të koronavirusit që nga shfaqja në fund të vitit 2021.

Omicron ka krijuar gjithashtu shumë nën-variante ngjitëse. Simptomat e XBB.1.5 mendohet të jenë të ngjashme me ato të shtameve të mëparshme Omicron ku shumica e njerëzve përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Prof. Wendy Barclay nga Imperial College London tha se XBB.1.5 ka një mutacion të njohur si F486P, i cili rikthen aftësinë për t'u lidhur me qelizat, ndërsa vazhdon të shmangë imunitetin, kjo e bën atë të përhapet më lehtë. Ajo tha se virusi evoluon për të gjetur mënyra të reja për të anashkaluar mekanizmat mbrojtës të trupit.

Instituti Wellcome Sanger në Kembrixh po rendit të paktën 5,000 mostra Covid në javë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të gjurmuar variantet.

Profesoresh Barclay tha se ajo nuk ishte veçanërisht e shqetësuar për popullatën e përgjithshme sepse nuk kishte "asnjë indikacion" që XBB.1.5 do të "depërtonte" mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda të ofruara nga vaksinat.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024