Çeku: Dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka reaguar pas provokimeve të tifozëve romun në ndeshjen ndaj Kosovës me banderola ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Ndërprerja ndodhi pasi tifozët rumunë përdorën një slogan fashist ”Kosova është Serbi“, slogan që mohon realitetin e Kosovës së pavarur.

I pari i MKRS-së ka shkruar në “Facebook” duke thënë se dinjiteti i shtetit është mbi të gjitha, përcjellë KosovaPress.

”Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim.  Shkëlqeni sonte“, ka shkruar Çeku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024