Çdo i pesti votues i VV “injoroi” Kurtin më 28 dhjetor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çdo i pesti votues i VV “injoroi” Kurtin më 28 dhjetor
Albin Kurti
07/01/2026 - 16:11
Linku u kopjua

Gati çdo i pesti kosovar që e ka votuar Vetëvendosjen, më 28 dhjetor, ka refuzuar që besimin e tij t’ia jap edhe liderit të kësaj partie, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Ky i fundit qëndron prapa lëvizjes së tij me hiq më pak se 82 mijë e 522 vota, sipas KQZ-së.

Në zgjedhjet e të dielës së fundit të vitit 2025, Kurti ka marr 395 mijë e 909 vota ndësa Vetevendosje 478 mijë e 431.

Ani se mori më pak se partia, shefi i LVV qëndron bindshëm i pari në listën e këtij subjekti. Ai i ik të dytit, Glauk Konjufcës, për rrafsh 84 mijë e 591 vota.

Kurti ishte më pak i “pëlqyer” se Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kaluar.

Ai pati marrë 337 mijë e 791 vota ndërsa partia 396 mijë e 787. Pra, 11 muaj më parë Kurtit i besuan rreth 58 mijë më pak se Vetëvendosjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026