“Khamenei u vra”, Trump përgjigjet se kë do të donte që ta zëvendësonte liderin iranian
Dëgjoje me zë...
“Khamenei u vra”, Trump përgjigjet se kë do të donte që ta zëvendësonte liderin iranian
Foto Ilustruese
Përditësuar 22:18: Në një intervistë për NBC News, Presidenti Donald Trump tha se beson që raportet se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra gjatë sulmeve ajrore janë të sakta.
Ai shtoi se “shumica” e udhëheqjes së lartë të Iranit është “zhdukur”, duke thënë: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur”.
I pyetur se kush do ta zëvendësonte Khamenein, Trump tha: “Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja”, duke shtuar se “po bëhem vetëm pak sarkastik kur e them këtë”, transmeton Euronews Albania.
21:38: Burime izraelite thonë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei është vrarë në sulme ajrore, shkruan CNN, transmeton KosovaPress.
KosovaPress më herët transmetoi se mediat izraelite raportojnë se lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të.
Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në të gjithë vendin. Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë u vunë në shënjestër, sipas një zyrtari izraelit, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta.