Broja te Interi? Flet drejtori sportiv i “Nerazzurëve”
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio i ka mohuar të gjitha spekulimet që po lidhin “Nerazzurët” me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Duke folur për gazetarët shqiptarë gjatë kohës sa ishte në një ceremoni të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ausilio gjithashtu tregoi qartazi përkrahjen e tij për mesfushorin e ri, Kristjan Asllani, raporton KosovaPress.

I pyetur nëse spekulimet për Brojën janë të vërteta, Ausilio ishte tejet i drejtpërdrejt me përgjigjen e tij.

“Jo, më vjen keq, por kjo nuk është e vërtetë, sepse ne jemi të kënaqur me sulmuesit që i kemi. E njoh Brojën, dhe e di se ai po rikuperohet nga lëndimi serioz që e kishte. Dhe se ai shënoi një gol së fundmi. Unë shpresoj që ai mund të luajë një lojë të madhe duke filluar të enjten. Por sa i përket t’i bashkohet Interit, nuk ka asnjë shans”, tha Ausilio.

Thuhet se Interi do t’i futet punës në merkaton e janarit, pasi që po kërkon për një sulmues rezervë, ndërsa spekulohet se një transferim i Brojës në formë huazimi po shihet si opsion nga gjiganti italian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024