Bosnja e Hercegovina bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanikun e volejbollit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se pavarësisht përpjekjeve të shumta për të garantuar hyrjen e Kombëtares së Kosovës U21 të femrave në Bosnje e Hercegovina, kjo gjë ka qenë e pamundur.

Bëhet e ditur se Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Shkup nuk ka qenë e aftë që të lëshojë vizat për ekipin e Kosovës, raporton KosovaPress.

Pas këtij skandali, reagimi i FVK-së ka qenë i shpejtë, ku presidenti Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëherë Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA). Kjo e fundit këtë veprim të organizatorit e ka pritur me shqetësim.

Letër proteste Gjinovci i ka adresuar edhe te presidenti i CEV-it Aleksandar Boriçiç dhe te gjitha organizatat relevante të volejbollit.

FVK ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare.

“Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së për ta përgatitur ekipin në një grumbullim disa javor, ndërmarrjes së të gjithë hapave të nevojshëm për sigurimin e vizave dhe të gjitha aspektet tjera, kjo eshte pamundësuar për shkak të çasjes refuzuese të autoriteteve në Brçko”, shkruante në komunikatën e FVK-së.

Ndërkaq më poshtë i gjeni edhe disa nga fjalët e Gjinovcit në letrën e dërguar CEV-it.

“Kërkojmë nga Ju, si autoriteti më i lartë i volejbollit në Evropë, të merren masat që gara në Bosnjë e Hercegovinë, të anulohet, sepse me moslejimin e Kosovës, eshte thyer një nga kriteret bazë, ai i dhënies së mundësisë për pjesëmarrje të secilit shtet, pavarësisht origjinës, religjionit apo bindjeve politike.

Ky rast demotivon talentët e rinjë dhe ndikon hapur në dekurajimin e talentëve, që të ushtrojnë sportin e bukur të volejbollit”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024