?Qeveria e Belgjikës ka ndaluar platformën kineze të mediave sociale TikTok në kompjuterët dhe pajisjet celulare të përdorura nga zyrtarët qeveritarë.
Vendimi i qeverisë u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare."Ne morëm një vendim të arsyeshëm dhe të nevojshëm dhe se ai tani do të jetë vetëm në Facebook dhe Twitter", tha ai.
Theksohet se përveç qeverisë federale, qeveria flamane gjithashtu do të vendosë një ndalim për TikTok-un për punonjësit publikë. Të njëjtin vendim pritet të marrë së shpejti edhe qeveria valone, transmeton Anadolu.
Paralajmërimi i qendrës thoshte se TikTok-u mund të manipulojë rrjedhën dhe përmbajtjen e informacionit përmes algoritmeve dhe se ligjet kineze e detyrojnë TikTok-un të bashkëpunojë me inteligjencën kineze.
Disa vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e përdorura nga punonjësit zyrtarë për punë në javët e fundit.