Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të historisë së kombit shqiptar.
Në manifestimi qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai tha se kjo lidhje që punoi me të gjitha forcat për të afirmuar kombin shqiptar dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare.
Ndryshe, sot, mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar./KosovaPress