Befason Brazili, planifikon të bëjë lëvizje për trajnerin që e turpëroi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low është i interesuar në një rikthim sensacional si trajner te Kombëtarja e Brazilit.

Siç bëhet e ditur nga “BILD”, Low dëshiron të jetë zëvendësuesi i përhershëm i Tites, i cili u largua nga detyra e trajnerit pas Kupës së Botës në Katar, përcjell KosovaPress.

Low nuk ka ushtruar detyrën e trajnerit që prej se u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë, pas eliminimit të kësaj të fundit nga Kampionati Evropian Euro 2020 që u zhvillua në qershor të vitit 2021.

Low kishte drejtuar Gjermaninë për 15 vite, dhe e udhëhoqi atë drejt triumfit në Botërorin e vitit 2014.

Ramon Menezes është momentalisht trajneri i përkohshëm i Brazilit, që u eliminua në Kupën e Botës në Katar në fazën e çerekfinales së turneut

Low më parë kishte qenë në krye të skuadrave të klubeve në Gjermani, Turqi dhe Austri, por tani duket se favorizon punën e trajnerit me kombëtare.

Para se të emërohej si trajner i Gjermanisë në vitin 2006, ai ishte ndihmës menaxheri i kombëtares.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024