BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën
Kos 15maj26 -
15/05/2026 - 13:50
Linku u kopjua

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE, Kos deklaroi se moszotimi i saj sa i përket sulmit terrorist në Banjskë nuk është mirë të kalojë si i tillë.

“Sa i përket Serbisë dhe anashkalimet që janë bërë në të kaluarën është një pjesë e rëndësishme në mënyrën se si Serbia do ta trasojë rrugën e  vet, do të thotë përkushtimi i saj për Banjskën dhe moszotimi i tyre nuk është mirë që të kaloj i tillë”, deklaroi ajo në konferencën për media bashkë me kryeminsitrin në detyrë, Albin Kurti.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun. 

Vizita e së premtes në Kosovë është e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve - presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo vizitë i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026