BE bën thirrje të krijohen kushte për zgjedhje paqësore
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
BE bën thirrje të krijohen kushte për zgjedhje paqësore
stano
21/04/2023 - 19:36
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ripërsëritur zhgënjimin e vendeve anëtare për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 prillit.

Megjithatë, ai ka bërë thirrje qe zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore.

Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, ka thënë Stano për RTV21.

Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-beson-se-zgjedhjet-ne-veri-do-te-jene-te-qeta/
https://kosovapress.com/admin/policia-fton-qytetaret-te-raportojne-cdo-rast-te-kunderligjshem-gjate-zgjedhjeve-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/lista-serbe-ben-thirrje-per-bojkotim-te-zgjedhjeve-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026