Bayerni i gatshëm të dëgjojë oferta për yllin e skuadrës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga “90min”, Bayern Munich është i gatshëm për të ndarë rrugët me sulmuesin Sadio Mane, vetëm 12 muaj pasi senegalezi iu bashkua klubit.  

Mane iu bashkua Bayernit nga Liverpooli verën e kaluar në një marrëveshje që arriti shumën e afro 40 milionë eurove, por nuk ka arritur të shfaq atë që pritej nga ai, duke regjistruar shtatë gola dhe katër asistime në 22 paraqitje në Bundesligë, raporton KosovaPress.

Jashtë fushës, Mane gjithashtu ka tërhequr vëmendje për shkak të një përplasje fizike me bashkëlojtarin, Leroy Sane, gjë kjo që pasoi me suspendim dhe me një gjobë nga klubi.

Burimet e “90min” e ka konfirmuar se trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel nuk është i kënaqur me Manen, dhe i ka bërë të qartë krerëve të Bayernit që është i gatshëm ta largojë 31 vjeçarin.

Bayerni për një kohë të gjatë ka planifikuar të transferojë një sulmues të ri, me Harry Kane të Tottenhamit dhe Randal Kolo Muani të Eintracht Frankfurtit që janë në radarin e kampionit gjerman.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
40
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024