Bayern me fitore bindëse merr kreun e Bundesligës nga Leipzig
Sport
Lexohet për: 2 min.
Bayern me fitore bindëse merr kreun e Bundesligës nga Leipzig
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bayern ka goditur keq Bochum në udhëtim me rezultatin 5:0, duke rifituar vendin e tyre në krye të tabelës me RB Leipzig duke ndarë pikë të njëjta – 20.

Bochum mbetet në fund, me vetëm një pikë nga tetë ndeshjet e tyre hapëse, dhe me mënyrën se si ata performuan sot, është e vështirë të shihet se nga do të vijnë më shumë pikë.  

Ata në fakt krijuan shansin e parë kuptimplotë të lojës në dhjetë minutat e para, të cilën Kim e la jashtë vijës, por që atëherë e tutje ishte e gjitha e dominuar nga Bayern.

Michael Olise hapi serine e golave me një goditje dënimi të saktë për 1:0 në minutën e 16-të, përpara se Jamal Musiala të dërgonte bavarezët në pushim me epërsi 2:0, me golin e shënuar në minutën e 26-të.

Pjesa e dytë ishte po ashtu një dominim i plotë i Bayern, duke shënuar edhe tre gola.

Harry Kane në minutën e 57-të shënoi, pas asistimit të Musiala, për të thelluar epërsinë Lery Sane në minutën e 65-të, pas asistmit të Joshua Kimmich, ndërsa fitoren bindëse e vulosi Kinglsey Coman në minutën e 71-të, pas asistimit të Alponhso Daniels.

Lideri i tabelës do të përballet me Mainz jashtë shtëpisë në xhiron e nëntë, ndërsa Bochum do të udhëtojë në Frankfurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024