Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, prokuroria jep detajet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
484437632_999977094849927_5554046189852689933_n
20 orë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar bastisjet e sotme në Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e ministrisë.

Në deklaratë thuhet se kjo është bërë me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e ministrisë.

Raportohet për bastisje në Ministrinë e Bujqësisë • KosovaPress

Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Zyrtarët publikë të Ministrisë së Bujqësisë dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare,  keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve, thuhet në komunikatë, raporton KosovaPress.

Kujtojmë, një veturë me disa zyrtarë policorë, të cilët mbanin disa dokumente, janë parë sot duke dalë nga objekti i Ministrisë së Bujqësisë, ndërkohë që prokuroria nuk ka treguar se kush janë të dyshuarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025