Bashkëlojtari i Xhakës e zbulon se për kë do të bëjë tifo në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkëlojtari i Granit Xhakës te Bayer Leverkuseni, Robert Andrich e ka zbuluar se është një tifoz i Real Madridit.

Andrich u pyet se për kë do të bëjë tifo sonte në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, dhe në fund ai e zgjodhi gjigantin spanjoll, raporton KosovaPress.

“Sigurisht, si një gjerman, ju mund të thoni se ju dëshironi që Dortmundi të fitojë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por në fund, unë do të bëjë tifo për Realin”, tha Andrich.

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Wembley” i Londrës do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024