Barazimi nuk i mjafton Suharekës, Ballkani prek finalen e Kupës së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
15-Ballkani
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Suharekës, ku kampioni i Kosovës ka siguruar biletën drejt finales së kësaj gare.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka barazuar 2:2 me Suharekën, raporton KosovaPress.

Golashënues te Ballkani ishin Gentrit Halili (minuta e 10’) dhe Nazmi Gripshi (minuta e 73’), kurse që të dy golat për Suharekën i shënoi Fitim Susuri (minuta e 81’ dhe 90+1’).

Ndeshja e parë që u zhvillua mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1:0 në favor të Ballkanit, kështu që barazimi i sotëm nuk i mjafton Suharekës për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Ballkani e eliminon Suharekën nga Kupa e Kosovës me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024