Baraliu: Vendimi për dinarin është i drejtë, pamundësohen keqpërdorimet dhe abuzimet
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb po konsiderohet i drejtë dhe si i tillë edhe duhet të zbatohet.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se përmes këtij vendimi pamundësohen keqpërdorimet dhe abuzimet.

Baraliu për KosovaPress deklaroi se vendi duhet të përballojë presionin e ndërkombëtarëve për shtyrjen e vendimit për dinarin, pasi sipas tij, duhet të ndalohet qarkullimi i valutave të huaja ilegale në vend.

Ai potencon se në asnjë mënyrë nuk ka shkelje kushtetuese nga rregullorja e BQK-së lidhur me këtë çështje, derisa shton se çdo gjë është bërë në mënyrë ilegale duhet të ndërpritet.

Ndërsa, ka renditur edhe të mirat që sjell kjo rregullore. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të kësaj pamundësohen keqpërdorimet dhe abuzimet e po ashtu vlerëson se qarkullimi vë në disiplinë financiare që është e domosdoshme për stabilitetin bankar, i cili ndikon në sistemin ekonomik të vendit.

Qytetarët nga Graçanica kundërshtojnë vendimin për heqjen e dinarit nga përdorimi • KosovaPress

Megjithatë, pavarësisht se nga sot kjo rregullore ka hyrë në fuqi, ende dinari serb është duke qarkulluar në Graçanicë. Ekipi i KosovaPress-it sot ka evidentuar qarkullimin e dinarit nëpër dyqane të Graçanicës.

Në një nga market në këtë komunë, një qytetar ka bërë pagesë me dinarin serb që është antikushtetues dhe antiligjor në Kosovë.

Në anën tjetër, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili dje ka mohuar se do të ketë shtyrje apo anulim të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë. /E.Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024