Banka Qendrore Evropiane i mban të pandryshuara normat e interesit
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore Evropiane mbajti konstante normat e interesit të politikës së saj në takimin e prillit të enjten në përputhje me pritjet e tregut. Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit, normat e interesit për kredinë marxhinale dhe atë të depozitave do të mbeten të pandryshuara përkatësisht në 4.5%, 4.75% dhe 4%, njofton banka. Duke filluar nga korriku 2022, Banka Qendrore Evropiane (ECB) rriti gradualisht normën e interesit nga 0% në 4.5% deri në shtator 2023 dhe më pas e mbajti të pandryshuar deri më tani.

Inflacioni ka vazhduar të bjerë, i udhëhequr nga inflacioni më i ulët i çmimeve të ushqimeve dhe mallrave, tha banka, duke shtuar se shumica e masave të inflacionit bazë po lehtësohen, rritja e pagave po zbutet gradualisht dhe firmat po thithin një pjesë të rritjes së kostove të punës në fitimet e tyre. "Kushtet e financimit mbeten kufizuese dhe rritja e normave të interesit në të kaluarën vazhdon të rëndojë mbi kërkesën, gjë që po ndihmon në uljen e inflacionit. Por presionet e brendshme të çmimeve janë të forta dhe po e mbajnë të lartë inflacionin e çmimeve të shërbimeve," tha ECB. Banka vlerëson se normat e saj të interesit janë në nivele që po japin një kontribut thelbësor në procesin e vazhdueshëm të dezinflacionit. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024