Bad News Eagles prekin finalen e “Elisa Invitational Sport”
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar në CS:GO, “Bad News Eagles” ka arritur një tjetër sukses, kësaj radhe duke e prekur finalen e turneut “Elisa Invitational Sport”.

Për të arritur finalen e kësaj gare, “bNE” u përballë në gjysmëfinale me ekipin nga Çekia, “Sinners”, të cilin e mposhti në të dy ndeshjet e zhvilluara, përcjell KosovaPress.

“Bad News Eagles” shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër “Sinners”, duke fituar në Vertigo me shifrat 16:13 dhe në Mirage 16:14.

Në finale, që zhvillohet me fillim nga ora 20:00, djelmoshat kosovarë do të përballen me ekipin francez, “HEET”, ekip ky që për nga pozita zë vendin e 28 në ranglistën botërore të CS:GO.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024