Avokati i Veselit kritikon prokurorinë: Lista e asgjësë vazhdon
Lexohet për: 6 min.
Dëgjoje me zë...
Avokati i Veselit kritikon prokurorinë: Lista e asgjësë vazhdon
auto_dixon-750x4301770888460
12/02/2026 - 11:07
Linku u kopjua

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot ekipi mbrojtës i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli ka vazhduar paraqitjen e deklaratës përmbyllëse. Avokati i tij, Rodney Dixon tha se “lista e asgjësë” për krimet e pretenduara të kryera nga Veseli vazhdon.

Deklaratën përmbyllëse nga salla e gjykimit po e dëgjon edhe Kadri Veseli.

Mbrojtja e Veselit tha se prokuroria nuk ka provuar faktin që Kadri Veseli ishte në kontakt të përhershëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe ndodhej jashtë shtetit me muaj të tërë.

“Nuk ka prova për të mbështetur këtë fakt të pretenduar që Veseli të ketë qenë në kontakt të përhershëm  me Shtabin e Përgjithshëm kur ndodhej jashtë shtetit...09’57’27 Kjo është një temë fatale e argumenteve të ZPS, numri i urdhrave jashtë shtetit, raporte që kishin të bënin me çështje të inteligjencës, vendime të marra, emërime të bëra, veprime të ndërmarra,  veprime edhe ushtarake, që nuk janë të paligjshme apo ndonjë gjë që ka të bëjë me krimet e pretenduara të kësaj çështjeje apo ndonjë gjë tjetër që të jetë e ndërlidhur asnjë. Lista e asgjësë vazhdon”, tha ai.

Avokati i Veselit, Dixon tha se aktgjykimi i trupit gjykues në Hagë nuk do të harrohet dhe do të zë vend në histori dhe se pa prova, qoftë edhe prova të dobëta, klienti i tij, Kadri Veseli, nuk mund të shpallet fajtor.

“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie...10’07’’44 Fatkeqësisht, prokuroria bënë akrobaci në argumentet e saj kur nuk ka prova kundër klientit tim dhe është pikërisht kjo të shqetëson tej mase. Mund ta imagjinoni se si ndihet klienti im në burg  plot ankth në një çështje të mund të perceptohet që është e vërtetë vetëm pse argumenti e zhvendos këtë ”, tha ai.

Kritika të ashpra ndaj prokurorisë drejtoi edhe sot avokati i Kadri Veselit. Ai tha tha se kritikat e tij nuk e zvogëlojnë vuajtjen e viktimave të luftës së Kosovës, të cilat presin drejtësi.

Sipas tij, viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme.

“Kritikat ndaj argumenteve të ZPS sot lidhur me Veselin për asnjë çast nuk zvogëlojnë vuajtjen e viktimave të Kosovës, disa prej të cilave janë në qendër të aktakuzës të kësaj çështjeje...Shkatërrimet dhe dhimbjet e shkaktuara gjatë luftës ka qenë të jashtëzakonshme, që është një fakt shqetësues për të gjitha palët dhe të gjitha palët pajtohen me këtë gjë....10’00’\45 Koha nuk i shëron të gjitha plagët dhe kjo vlen për të gjitha konfliktet dhe pamundësia për të arritur drejtësinë vetëm e përkeqëson këtë dhimbje, këtë vuajte dhe ky dyshim bëhet më keq, kur bëhet fjalë për mashtrim nga sistemi i drejtësisë. Viktimat kanë nevojë për drejtësi, që duhet të jetë e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin. Viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme. Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë që është e domosdoshme dhe nuk është një opsion duhet të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë gjykata me integritet, pavarësisht nëse duhen mbi pesë vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu. Ne duhet të ecim në drejtim të saj për ta arritur në fund të këtij gjyqi. Tani që e dimë se cilat janë argumentet që përdor ZPS, më pas koha që është kaluar sado që do të jetë e rëndë dhe vështirë do të ishte me vlerë dhe gjithë ajo bojë që është harxhuar në mijëra faqe të dosjeve përfundimtare, fonde të shpenzuara në këtë gjykatë do të jenë me vlerë për viktimat dhe për të gjithë. Do të jenë me vlerë për Kosovën dhe tërë popullin e saj,  pavarësisht nga përkatësia etnike“, tha Dixon.

Në këtë gjykim tashmë filloi pauza, që do të zgjasë deri në orën 13.00.

Gjatë ditës së djeshme, avokati Rodney Dixon ka thënë para trupit gjykues se "nuk ka as edhe një provë që dëshmon se Veseli ka kryer krime lufte".

Fjala përfundimtare e ekipit mbrojtës të Veselit ka nisur pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Avokati i tij, Lluka Mishetiq tha në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se është koha që Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ai e ka quajtur parashtrim joserioz, kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kritika të ashpra për ZPS-në pati edhe avokati, Pierre Richard Prosper sa i përket deklarimeve për dëshmitarët ndërkombëtarë. Ai ka thënë se Prokuroria ka pretenduar se shtatë dëshmitarët e mbrojtjes nuk kishin njohuri të thella dhe as nuk e njihnin strukturën e UÇK-së.

Fjalët përfundimtare në procesin më të madh gjyqësor ne Dhomat e Specializuara në Hagë kanë filluar të hënën me deklarimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kjo shënon edhe fazën përfundimtare, ku palët për herë të fundit mund t'i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet për këtë proces.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës, prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026