Autolarjet po rrezikojnë qytetarët duke derdhur ujë në rrugë e trotuare
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Autolarjet po rrezikojnë qytetarët duke derdhur ujë në rrugë e trotuare
Akullii
12/01/2026 - 12:00
Linku u kopjua

Policia në Pejë ka bërë një apel unik në lidhje me kujdesin që qytetarët duhet ta shfaqin gjatë këtyre ditëve me ngrica nëpër rrugë, trotuare e hapësira publike.

Thirrja e veçantë u është bërë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e veturave.

Të njëjtëve u është kërkuar të kenë kujdes të shtuar në derdhjen e ujërave nëpër trotuare dhe rrugë, pasi kjo, sipas policisë, shkakton krijimin e ngricave.

“Këto ngrica më pas paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugorë duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar drejtpërdrejtë këmbësoret”, thuhet në apel.

E për ata që vazhdojnë të shkelin rregulla duke derdhur ujë në trotuare e rrugë publike, policia ka paralajmëruar se është e obliguar që në bashkëpunim me organet kompetente komunale, të ndërmarrë masa të shtuara kontrolli dhe të zbatojë masa ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026